Kosova

Në Serbi protestohet kundër Festivalit “Mirëdita, dobar dan”, ekipit nga Kosova nuk i lejohet hyrja në Beograd


Ilustrim

Ekipi nga Kosova e Festivalit “Mirëdita, dobar dan”, të enjten, është ndaluar nga Policia e Serbisë, 25 kilometra në hyrje të Beogradit, me arsyen se kanë urdhër që “mos të i lejojnë të vazhdojnë tutje”.

Pas rreth një ore zyrtarisht ekipi i përbërë nga gazetarë/kameramanë dhe stafi organizativ i festivalit janë kthyer mbrapshtë për në Kosovë.

Të enjten e 27 qershorit ishte paraparë hapja e edicionit të 11-të të festivalit.

Kundër organizimit të Festivalit “Mirëdita, dobar dan”, i projektuar për të ndihmuar në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka dalë Beogradi zyrtar.

Në anën tjetër, siç raporton mediumi opozitar serb, Danas, rreth 150 huliganë, anëtarë të organizatave të ndryshme ekstremiste po organizojnë një protestë kundër mbajtjes së këtij evenimenti kulturor.

Sofija Todoroviç nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut është shprehur se pjesëmarrësit në këtë festival s’kanë mundur të mbërrijnë në “Dorcol Platz” për shkak se s’ka mjaftueshëm policë për të mbajtur rendin.

Në protestë janë parë edhe simbole shoviniste serbe, ku ndër të tjera edhe një pankart me flamurin e Serbisë e vizatuar në hartën e Kosovës.

Thirrjet për anulimin e Festivalit “Mirëdita dobar dan” nga autoritetet serbe: BE-ja del kundër, “të përmbahemi nga gjuha nxitëse”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore