Shqipëria

Në pranga 50-vjeçari në Elbasan, ngacmoi seksualisht një adoleshente


Një tjetër rast i ngacmimit seksual është regjistruar këtë të enjte të 11 prillit.

Në qytetin e Elbasanit, një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për ngacmim seksual ndaj një 17-vjeçareje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 17 vjeçe”, njofton policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore