Lajme

Ndryshimet klimaterike “shkrijnë” Greenland-in


16 gusht 2019, pamje ajrore e ajsbergëve të mëdhenj që lundrojnë ndërsa dielli lind pranë Kulusuk, Greenland. Greenland është shkrirë shumë shpejt në dekadën e fundit.

Një sasi masive akulli pranë Greenland-it, është shkrirë nga ndryshimet klimaterike që kanë sjellë temperatura të larta, në të gjithë Arktikun.

Shkencëtaret njoftuan se sasia e akullit të shkrirë, është e mjaftueshme për të mbuluar shtetin amerikan të Floridës, në 5 inç (5.1 centimetër) ujë.

Të mërkurën, temperaturat e ajrit mbi Greenland ishin “shqetësuese”.

Në Constable Pynt, temperaturat në lindje të ishullit, arritën 23.2 gradë Celcius.

Ishte humbja e tretë më e madhe e akullit për Greenland, brenda një ditë, që nga viti 1950. Brenda 10-vjeçarit të fundit, dy humbje rekord të tjera kanë ndodhur. Përkatësisht në vitin 2012 dhe 2019.

Shkencëtarët shtuan se shkrirja e shpejtë pasoi ajrin e ngrohtë të bllokuar mbi ishullin Arktik nga një ndryshim në modelet e qarkullimit atmosferik, duke vënë në dukje se mund të ketë më shumë akull të humbur.

Në vijim një shkencëtar i klimës në Universitetin e Liege në Belgjikë, Xavier Fettweis, bëri me se vetëm të mërkurën, rreth 22 tonë akull u shkrinë – me 12 tonë që rrjedhin në oqean dhe 10 tonë të zhytur nga dëbora ku mund të ngrijë përsëri.

“Polar Portal”, një grup institucionesh kërkimore daneze të Arktikut, e përshkroi atë në një deklaratë si një “ngjarje masive e shkrirjes”. Ndërsa vëllimi ishte më pak se rekordi i vetëm i shkrirjes së akullit në vitin 2019. Ngjarja e kësaj jave mbuloi një zonë më të madhe – tha grupi.

Ngjarje të tilla mund të krijojnë sythe reagimi që nxisin ngrohjen dhe shkrirjen e mëtejshme në Greenland, tha Marco Tedesco, një shkencëtar i klimës në Universitetin Columbia. Ndërsa bora shkrihet, ajo ekspozon akullin më të errët ose tokën nën të, e cila thith më shumë rrezet e diellit në vend që ta reflektojë atë përsëri jashtë atmosferës.

Shkencëtarët kanë vlerësuar se shkrirja nga shtresa e akullit të Greenland-it. e dyta më e madhe në Tokë pas Antarktidës – ka shkaktuar rreth 25% të nivelit global të detit të parë gjatë dekadave të fundit.

Tedesco dhe shkencëtarë të tjerë kanë paralajmëruar se modelet e përdorura për të projektuar humbjen e akullit në të ardhmen nuk kapin ndikimin e ndryshimit të modeleve të qarkullimit atmosferik – që do të thotë se ata mund të nënvlerësojnë shkrirjen e ardhshme të Greenland-it, e cila ndodhet midis oqeaneve Arktik dhe Atlantik.

Ndërkohë, Arktiku po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e planetit, për shkak të faktorëve që përfshijnë zhdukjen e akullit në Oqeanin Arktik. Ky i fundit ekspozon ujë të errët që thith rrezatimin diellor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore