Shqipëria

Ndërron jetë punëtori i kompanisë së naftës si pasojë e djegieve të marra


Ka ndërruar jetë shtetasi V. B., 51 vjeç, punëtor i kompanisë private të naftës në Ballsh, si pasojë e plagëve të marra nga djegia e një tubacioni në dekantimin e naftës.

Një pus Nafte ka shpërthyer në Ballsh, me datë 3 maj, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës 51-vjeçar.

Sipas raportimeve, punonjësi kishte marrë djegie të shumta në trup.

Pusi i naftës ndodhet në vendin e njohur si Qafa e Kashit, në rrethinat e Ballshit. Ekipi zjarrfikës ndërkaq, ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të shuajë flakët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore