Shqipëria

Ndërrojnë jetë 2 punonjës të OSHEE-së, në aksin Lushnjë-Krutje


Mbrëmjen e 6 prillit, kanë humbur jetën dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), në një aksident rrugor, në aksin Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti “tip Renault ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet”.

Personat me iniciale I.Sh. dhe M.J ishin elektricistë të OSHEE, që po ktheheshin nga puna.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore