Lajme

Ndërroi jetë ish-kryeminstri i Maqedonisë, Gligorie Gogovski


Gligorie Gogovski, Ish kryeministër i Republikës Socialiste të Maqedonisë

Në moshën 79 vjeçare ka ndërruar jetë një nga figurat më prominente të jetës politike dhe ekonomike të Maqedonisë në vitet e 90’ta, tani të quajtur Maqedoni e Veriut, Gligorie Gogovski

Gogovski ishte kryeministër i qeverisë së përkohshme të Maqedonisë në vitet e para të 90-tave kur Maqedonia u bë republikë suksesive pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe i cili përgatiti zgjedhjet e para shumë-partiake.

I lindur në Tetovë në vitin 1943, ai u shkollua në mjeshtëritë e inxhinierisë elektrike.

Në periudhën nga viti 1986 deri në vitin 1991 ishte kryetar i Këshillit të fundit Ekzekutiv të Republikës Socialiste të Maqedonisë.

“Kapaciteti menaxherial, përkushtimi, profesionalizmi, përgjegjësia dhe kapaciteti për të marrë vendime të drejta afariste të Gogovskit ishin thelbësore për menaxhimin dhe udhëheqjen e suksesshme të ‘Teteks’, i cili 70 vjet e deri më sot ka arritur të ecë në rrugën e suksesit”, shkruajnë mediat maqedonase.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore