Lajme

NASA do të nisë në shkurt 2022 fluturimet pa ekuipazh rreth Hënës


Agjencia hapësinore amerikane, NASA, ka njoftuar planet për të nisur një fluturim pa ekuipazh rreth Hënës në shkurt të vitit 2022, duke i hapur rrugën astronautëve që edhe një herë të shkelin në satelitin e Tokës.

E përditshmja “The Guardian” tregon se NASA ishte në fazën përfundimtare të testimit për të dërguar kapsulën e vet të quajtur Orion në një orbitë rreth Hënës me raketën Space Launch System.

Sipas NASA-s, misioni Artemis 1 do të “hapë rrugën për një test të ardhshëm fluturimi me ekuipazh” përpara “misioneve më komplekse me astronautë në hënë dhe rreth saj”.

Deri në muajin shkurt, agjencia do të kryejë një sërë testesh, duke përfshirë ndërfaqen dhe sistemet e komunikimit, si dhe një provë veshjesh disa javë përpara nisjes.

Gjithashtu NASA do të caktojë edhe një datë për lancimin nëse prova e veshjes rezulton e suksesshme.

“Artemis 1 do të ofrojë një bazë për eksplorimin e hapësirës njerëzore në thellësi dhe do të demonstrojë angazhimin dhe aftësinë tonë për të shtrirë ekzistencën njerëzore në Hënë dhe më gjerë përpara fluturimit të parë me ekuipazhin në Artemis 2”, ka zbuluar agjencia.

Referuar “The Guardian”, kanë kaluar 52 vjet që kur programi hapësinor i NASA-s çoi njerëzit në Hënë, duke filluar me misionin Apollo 11 dhe hapat gjigantë të famshëm të Neil Armstrong.

Mes viteve 1969 dhe 1972, kanë ecur në Hënë 12 burra gjithsej. Një kohë kjo, kur misionet u braktisën në favor të fluturimeve të anijeve hapësinore të punës dhe stacioneve hapësinore ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore