Lajme

NASA: Diçka e pazakontë po ndodh me universin tonë


Teleskopi Hapësinor ‘Hubble’ ka kulmuar një moment historik të ri në punën e tij për të zbuluar se sa shpejt po zgjerohet universi dhe mbështet idenë se diçka e pazakontë po ndodh në universin tonë.

Kjo, sipas një deklarate të NASA-s.

Vitet e fundit, astronomët kanë përdorur teleskopë si Hubble për të kuptuar saktësisht se sa shpejt po zgjerohet universi ynë.

Por saktësia e këtyre përmasave, ka dëshmuar edhe diçka të pazakontë.

Ekziston një dallim kryesor midis shkallës së zgjerimit të universit rreth nesh, kur krahasohet me vëzhgimet – menjëherë pas Big Bang-ut.

Shkencëtarët nuk janë në gjendje t’i shpjegojnë këtë mospërputhje.

Por kjo sugjeron se po ndodh “diçka e pazakontë” në universin tonë, e cila mund të vijë si rezultat i fizikës së re të panjohur, thotë NASA.

Për 30 vitet e fundit, Hubble ka mbledhur informacion mbi një sërë “milepost markets” (vendndodhje për të përcaktuar distancën – AP) në hapësirë ​​dhe kohë.

Këto të fundit mund të përdoren për të gjurmuar shkallën e zgjerimit të universit ndërsa ato largohen prej nesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore