Sport

Napoli vëzhgon nga afër dy futbollistët e Fenerbahce-s


Biznesi i fundit i Napolit me klubin turk, Fenerbahce, ka rezultuar të jetë i suksesshëm, kur ata blenë qendërmbrojtësin, Min-Jae Kim për 18 milionë euro.

Tani italianët janë duke menduar përsëri të bëjnë transferime te klubi nga Stambolli, por këtë radhë do të kërkohen dy futbollistë.

Bëhet fjalë për Ferdi Kadioglu dhe Arda Guler, të cilët janë në listën e dëshirave të trajnerit të Napolit, Luciano Spalletti

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, te Napoli e admirojnë 23-vjeçarin Kadioglu, i cili është një yll në rritje në Fenerbahce dhe në kombëtaren turke.

Mbrojtësi turk, i cili mund të luajë në të dyja anët e fushës si dhe në mesfushë, po vazhdon të impresionojë dhe mund të bëjë kalimin te klubi italian në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu Napoli thuhet se është duke e vëzhguar nga afër edhe talentin tjetër të këtij klubi, Arda Guler.

Ky i fundit luan në rolin e mesfushorit të avancuar dhe është vetëm 17-vjeçar, i dalë nga akademia e klubit të Fener-it.

Ai në këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim në nëntë ndeshje në ligë dhe në Ligën e Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore