Sport

Napoli do ta njoftojë largimin e Spalletti-t pas ndeshjes me Sampdoria-n


“Corriere dello Sport” bën të ditur se Napoli do të konfirmojë zyrtarisht largimin e trajnerit të tyre, Luciano Spalletti-t, pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Sampdoria-s.

Trajneri 64-vjeçar italian bëri të pamundurën në Napoli këtë sezon, duke thyer një pritje 33-vjeçare duke e drejtuar klubin te fitimi i titullit kampion pas kësaj kohe të gjatë.

Suksesi i Spalletti-t dhe Napolit ndezi skena të mëdha festimi në të gjithë kryeqytetin e Campania-s, por në javët e fundit tensionet kanë filluar të krijohen mes trajnerit dhe presidentit Aurelio De Laurentiis.

Trajneri i Napolit e konfirmoi praktikisht vendimin e tij për t’u larguar kur foli pas fitores 3:1 ndaj Interi-t.

“Nëse nuk jeni të bindur se mund të jepni gjithçka që meritojnë këta njerëz, është e drejtë ta mendoni mirë. Ju e mendoni mirë, arrini në një përfundim dhe më pas qëndroni me të”, kishte thënë Spalletti pas ndeshjes të së dielës ndaj Inter-it.

Edhe pse ai është me Napolin që nga korriku i vitit 2021, 64-vjeçari nuk ka blerë një shtëpi në kryeqytetin e Campania-s dhe ka jetuar në hotele dhe terrene stërvitore që nga mbërritja e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore