Sport

Naomi Osaka mbretëreshë në Australian Open


Naomi Osaka është mbretëresha e Australian Open për herë të dytë në karrierën e saj.

Shërbimi i Naomi Osaka-s drejtuar Jennifer Brady-t

Numëri tre në botë e mundi amerikanen befasuese Jennifer Brady, n.24 në renditje, në dy sete [6-4, 6-3] në pak më shumë se një orë lojë. Pasi vuajti shumë në setin e parë, japonezja dominoi setin e dytë, duke fituar Grand Slam-in e katërt në karrierën e saj dhe duke treguar se nuk dështon kurrë në takime të tilla vendimtare.

Goditja e kthimit e Jennifer Brady
Festa e Osaka-s në përfundim të lojës

Kështu ka ndodhur edhe me fitimin e tre Grand Slam më parë: në US Open 2018, Australian Open 2019 dhe US Open 2020, duke konfirmuar veten si tenistja më e fortë në botë në fusha të forta. Me këtë fitore Osaka ngjitet në Nr. 2 në renditjen botërore; fiton trofeun e shtatë nga 11 finalet e luajtura, i dyti madhështor radhazi pas Flushing Meadows.

Celebrimi i fitores së Naomi Osaka-s ndërsa ajo shtrëngon kupën përkujtimore “Daphne Akhurst” në Rod Laver Arena

Përfundon këtu dhe përralla e debutueses amerikane Brady, e cila jo vetëm korrigjon ndjeshëm renditjen e saj duke u bërë numëri 13 në renditjen e përgjithshme, por bëhet lojtarja e shtatë që debuton në një finale Grand Slam në nëntë kampionatet madhore të fundit që janë luajtur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore