Sport

Nagelsmann rinovon kontratën me Kombëtaren gjermane


Julian Nagelsmann

Julian Nagelsmann ka zgjatur kontratën e tij me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB) dhe do të qëndrojë si trajner i “panzerave” deri në Kupën e Botës 2026.

Ish-trajneri i Bayern Munich-ut fillimisht u vendos në këtë rol në një bazë të përkohshme në tetor. Kjo erdhi pas një rezultati të dobët nën drejtimin e ish-trajnerit Hansi Flick.

Detyra e Nagelsmann ishte thjesht të fiksonte anijen përpara Kampionatit Evropian të tyre në shtëpi këtë verë.

Megjithatë, DFB-ja është qartësisht e impresionuar me Nagelsmann dhe stafin e tij. Aq shumë, saqë tani e kanë zgjatur kontratën e tij deri pas Kupës së Botës 2026 në Amerikën e Veriut.

Me nënshkrimin e marrëveshjes së re, 36-vjeçari tha: “Ky është një vendim zemre. Është një nder i madh të jesh në gjendje të stërvitësh kombëtaren dhe të punosh me lojtarët më të mirë në vend. Me shfaqje të suksesshme dhe plot pasion, ne kemi mundësinë të mbajmë me vete një vend të tërë”.

Ai vazhdoi: “Dy fitoret kundër Francës dhe Holandës në mars na dhanë një shije të asaj që do të vinte. Entuziazmi i tifozëve më preku vërtet. Së bashku duam të luajmë një kampionat evropian të suksesshëm në shtëpi. Pas kësaj, unë dhe ekipi im i trajnerëve me të vërtetë presim sfidën e një Kupe Bote”.

Kjo është një goditje e madhe për ish-punëdhënësit e Nagelsmann, Bayern. Javët e fundit ishte raportuar se ai ishte kandidati i tyre i preferuar për të marrë këtë detyrë pasi Thomas Tuchel do të largohet gjatë verës.

Në Bavari padyshim që do të ketë emra të tjera në mendje, por një gjë tashmë është e sigurt, trajneri i ardhshëm i Bayern-it nuk do të jetë Julian Nagelsmann.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore