Sport

Musiala thyen rekord te Gjermania


Talenti i Bayern Munich-ut, Jamal Musiala, ka thyer rekord te kombëtarja e Gjermanisë.

Ai u bë futbollisti më i ri në moshë që arrin 14 paraqitje për kombëtaren gjermane, me 19 vjet e 105 ditë.

Deri më tani këtë rekord e mbante Mario Gotze, por tani Musiala mund ta gëzojë moshën më të re që ka bërë më së shumti paraqitje për Gjermaninë.

Ndeshjen e 14-të me Gjermaninë, talenti i Bayern Munich-ut e regjistroi kundër Hungarisë në ndeshjen e tretë të grupeve në Ligën e Kombeve, ku kombëtarja e tij u ndal në barazim 1:1.

Gjatë këtyre paraqitjeve, 19 vjeçari ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës njëherë.

Ndërkohë, kujtojmë që Musiala është me prejardhje angleze, i cili në të kaluarën ka luajtur për kombëtaret zinxhir të Anglisë.

Debutimin me kombëtaren gjermane, Musiala e bëri më 25 maj të vitit të kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore