Lajme

Mungesa e llogaridhënies së gjyqtarëve e prokurorëve, pengesë e avancimit të sistemit të drejtësisë


IKD gjatë prezantimit të raportit "Llogaridhënia pa progres"

“Mungesa e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve është pengesa kryesore e avancimit të sistemit kosovarë të drejtësisë drejt një sistemi llogaridhënës, me integritet dhe profesionalizëm”.

Thuhet në raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, “Llogaridhënia pa progres”, raport i cili analizon zbatimin apo mos zbatimin e ligjit për përgjegjësinë disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Bazuar në gjetjet e IKD-së, Kosova përmes Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ka reformuar sistemin llogaridhënës, por që mungesa e vullnetit për të zbatuar këtë ligj në mënyrë të drejtë, të pavarur, dhe të paanshme ka bërë që as ky sistem mos të jap rezultatet e kërkuara.

Tutje sipas raportit, qasja jo-ligjore e autoriteteve kompetente në rrëzimin e ankesave disiplinore dhe lirimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga përgjegjësia disiplinore nga ana e këshillave përmes vendimeve jo të arsyetuara mirë ka krijuar praktika negative në sistemin e drejtësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore