Film

Mos nominimi i Jennifer Hudson dhe Lady Gagas në “Oscars 2022” – ngjallë reagime


Gjithçka që familja e ikonës së muzikës, Aretha Franklin kërkon është që Akademia e Filmit “Oscars”, t’i shfaqë Jennifer Hudson-it respekt dhe mos nominimi i saj në “Oscars 2022”, nuk iu ka pëlqyer fare,

Mbesa e Aretha-s, Sabrina Owens, ka treguar të jetë e zhgënjyer për mospërfilljen e “Oscarit”, sepse mendon se Hudson, bëri një punë fantastike në filmin biografik, “Respect” – një i denjë për t’u njohur dhe mendon se tezja e saj do të ishte dakord.

Jennifer Hudson – Aretha Franklin.

Ajo gjithashtu thotë se projekti filmik ishte “foshnja” e Aretha-s derisa ajo ishte gjallë – ajo ishte e përfshirë shumë në përcjelljen e tij deri në prodhim dhe madje ishte Franklin, ajo që e zgjodhi Jennifer-in për rolin kryesor.

Sabrina shpjegon se halla e saj ishte një perfeksioniste që ndihej krenare për punën e saj dhe do të donte të shihte një çmim të “Oscar” për rolin e Jennifer-it.

E njëjta gjë vlen edhe për Brenda Franklin Corbit, kushërira e parë e Aretha-s – ajo thotë se është zemërthyer për Jennifer që u la jashtë nominimeve, duke shtuar se Akademia bëri një gabim të madh, pasi ajo ndjen se Hudson dha shumë nga shpirti i saj artistik për rolin në fjalë.

Është e vetëkuptueshme, por Brenda shpreson që Jennifer e di se familja Franklin në përgjithësi mendon se ajo e bëri Aretën krenare dhe ata e konsiderojnë atë pjesë të tyre.

Pos, mos përfshirjes së aktores në Jennifer Hudson, të pakënaqur me nominimet e sivjetshme të “Oscars”, kanë mbetur edhe fansat e këngëtares dhe aktores, Lady Gaga.

Lady Gaga – “House of Gucci”.

Gaga e cila së fundmi u shfaq në skenat e filmit “House of Gucci” nuk është nominuar në asnjë nga kategoritë e këtij evenimenti – kësisoj, fansat e shumtë të yllit të hitit “Born this way” kanë shprehur mllefin e tyre në mediat sociale.

“Vetëm pak, Lady Gaga nuk është nominuar në ‘Oscars’? Jo nuk ka mundësi”, ka shkruar një fans i këngëtares, teksa një tjetër ka thënë – “Gaga e meritonte të paktën një nominim, ‘Oscars’ i këtij viti për mua është dështim”.

Edhe emra të tjerë të njohur në fushën e aktrimit, si aktorët: Bradley Cooper, Frances McDormand dhe Leonardo DiCaprio nuk janë nominuar për “Oscars 2022”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore