Shqipëria

Mjeku Edmond Gashi i Onkologjikut thyen masën e arrestit në shtëpi, kapet nga Policia


Mjeku Edmond Gashi, i cili gjendet nën akuzë me të tjerë kolegë të tij të Spitalit Onkologjik për shpërdorim detyre, pasi drejtonin pacientët me kancer forcërisht drejt klinikave të tyre private, është kapur edhe teksa thyen masën e arrestit në shtëpi, caktuar nga Gjykata.

Ai, sipas një njoftimi zyrtar, është pikasur në ambientet e një lokali në periferi të Tiranës.

Policia e Tiranës mori informacion në rrugë operative se mjeku Gashi e kishte thyer masën “arrest në shtëpi” dhe kishte frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus, pjesë e njësisë administrative të Kasharit.

Burimet bëjnë me dije se fillimisht pas marrjes së informacionit, Gashi nuk është gjetur në lokal, por në banesë. Megjithatë kamerat e sigurisë së lokalit, të cilat janë administruar nga blutë kanë konfirmuar se ai ka qenë në ambientet e lokalit.

Më pas, ai është shoqëruar në komisariat, por nuk ka pasur menjëherë ashpërsim të masës, pavarësisht se kjo është një taktikë që ndiqet rëndom në të tilla raste.

Në hetim është vënë edhe një 22-vjeçar E.S, pasi “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar mjeku Edmond Gashi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore