Shëndet

Mjekët i gjejnë vezë krimbash në tru, shkak konsumi i proshutës së pa gatuar


Vezë krimbash shirit të gjetura në trurin e një burri që vuante nga migrena besohet se janë shkaktuar nga proshuta e papjekur.

52-vjeçari amerikan u konsultua me mjekë pasi migrena e tij e zakonshme u bë më e shpeshtë dhe e rëndë dhe nuk po i përgjigjej mjekimit.

Skanimet zbuluan një numër të vezëve të krimbave shirit në trurin e tij.

Ai u diagnostikua me neurocisticerkozë – e shkaktuar nga taeniasis – një formë infeksioni nga cistat e larvave të krimbit të derrit, i cili mund të futet në inde të tilla.

Studiuesit kanë thënë se burri nuk kishte udhëtuar në asnjë “zonë me rrezik të lartë”.

“Pas marrjes në pyetje të mëtejshme, pacienti mohoi të kishte ngrënë ushqim të papërpunuar ose të rrugës, por pranoi se kishte zakon të hante proshutë të gatuar lehtë dhe jo krokante për pjesën më të madhe të jetës së tij”.

Migrena e tij u përmirësua kur iu dha ilaçe antiparazitare dhe anti-inflamatore.

Njerëzit janë më të rrezikuar nga infeksione të tilla nëpërmjet larjes së dobët të duarve ose gëlltitjes së ushqimit ose ujit të kontaminuar.

“Historikisht është shumë e pazakontë të hasësh mish derri të infektuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rasti ynë mund të ketë implikime në shëndetin publik”, kanë thënë autorët.

Qendra e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thënë se “megjithëse e pazakontë, cisticerkoza mund të ndodhë te njerëzit që nuk kanë udhëtuar kurrë jashtë SHBA-ve”.

“Një person i infektuar me një krimb shirit, i cili nuk lan duart, mund të kontaminojë aksidentalisht ushqimin me vezë të shiritit ndërsa e përgatit atë për të tjerët”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore