Sport

Mino Raiola përcakton pagën që duhet të japin klubet e interesuara për Haaland-in


Agjenti i mirënjohur në botën e futbollit, Mino Raiola, që ka nën administrimin e tij Erling Haaland-in e Borussia Dortmund-it, ka përcaktuar pagën për norvegjezin, të cilën duhet t’i japë një klub që është i interesuar për të.

Sulmuesi ka kontratë me Dortmund-in deri në vitin 2024, por aktualisht ai ka një klauzolë me vlerë 75 milionë euro. Një shifër e tillë me tregun aktual të transferimeve është shumë herë më e pakët se ajo realja, madje sa gjysma e saj.

Duke qenë se Haaland-i është një nga sulmuesit më të mirë të momentit, ku në 69 paraqitje me Dortmund-in ka shënuar 70 gola dhe ka dhuruar 19 asiste, ofertat për të nuk mungojnë.

Real Madrid-i, Barcelona, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool-i dhe Bayern Munich-ut janë të interesuara për të marrë shërbimet e norvegjezit 22-vjeçar.

Edhe pse klauzola në kontratën e Haaland-it është e “ulët”, nuk do të jetë e tillë paga e tij, që kërkohet nga Raiola. Italiani sipas raportimeve të “ESPN” thuhet se kërkon që Haaland-it t’i ofrohet jo më pak se 30 milionë euro në sezon.

Një shifër e tillë step jo pak klube. Në rastin e Real Madrid-it, ata po kërkojnë edhe Kylian Mbappe-n, i cili gjithashtu pritet të ketë një pagë midis 30-40 milionë eurove. Dhe mund të heqë dorë nga transferimi i Haaland-it.

Por, City duket i gatshëm, duke shtuar dhe faktin që nëse Mbappe largohet nga Parisi, pritet të hyjë në garë edhe PSG-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore