Shqipëria

Ministrja Kushi: MAS, ndjeshmëri të lartë ndaj angazhimit të nxënësve në sport


Në sheshin “Nënë Tereza”, Dita Olimpike bëri bashkë afro 150 nxënës nga shkollat “Qemal Stafa”, “Jeronim de Rada” dhe “Hasan Vogli” së bashku me mësuesit e tyre.

Në këtë organizim sportiv, ku u prezantua Stafeta e Vlerave me flakën dhe rrathët olimpikë, mori pjesë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, dhe presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli.

Sakaq, Kushi shprehu shqetësimin për fëmijët që kalojnë një kohë të gjatë para pajisjeve elektronike, duke theksuar nevojën e përditshme të nxënësve për aktivitete fizike.

“Pjesëmarrja e tyre në sport u jep mundësi të rrisin aftësitë fizike dhe ndër-personale”, ka thënë ajo.

Po ashtu, sporti është një parandalues i fenomeneve negative shoqërore për të rinjtë, si bullizmi, përdorimi i drogës dhe alkoolit, demonstrimi i sjelljeve të dhunshme.

Kështu që vëmendja dhe ndjeshmëria ndaj zhvillimit të sportit shkollor është mjaft e lartë, sipas saj.

Ajo ka treguar se, në politikat e zhvillimit të sportit shkollor, MAS u ka kushtuar një vëmendje të veçantë masivizimit të sportit, rritjes së vlerave sportive dhe gjithëpërfshirjes për të gjitha grup-moshat, përfshirë edhe nxënësit me aftësi ndryshe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore