Lajme

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë: “Resurset tona më të rëndësishme janë njerëzit, jo armët”


Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç

“E rëndësishme është të investojmë në kapacitetet ushtarake të Ushtrisë Serbe, por resurset më të rëndësishme janë njerëzit”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes i Serbisë gjatë një trajnimi ushtarak në Pançevë të Serbisë.

Përkundër raportimeve të fundit dhe ankesave të sindikatave serbe të ushtrisë serbe, se ustria serbe është një ushtri e plakur më moshë, Stefanoviç lavdëroi për “entuaziazmin e të rinjve serbë”.

“Jam i kënaqur të shoh të rinjt që sinqerisht duan të luftojnë për vendin e tyre me patriotizëm të madh, por edhe t’i përkasin ushtrisë sonë, që duan të vazhdojnë karrierën e tyre duke veshur uniformën ushtarake”, ka thënë ministri serb i mbrojtjes.

Gjithashtu Stefanoviç përgëzoi për aktivitetet e ushtrisë serbe gjatë vitëve të fundit sa ka qenë ministër i mbrojtjes.

Ndonëse tani Nebojsha Stefanoviç është ministër në largim i mbrojtjes, mediat serbe kanë spekuluar se ai pritet të jetë ministër edhe në qeverinë ardhëse, për të cilin ka thonë se “është i parapëlqyeri i Perëndimit”, dhe se ata me ngulm kërkojnë të jetë “brenda qeverisë së re serbe”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore