Kosova

Ministri kroat: Situata në Kosovë s’është e mirë – të gjitha tensionet janë shkaktuar nga pala serbe


Zëvendëskryeministri i Kroacisë, njëherit Ministër i Mbrojtjes, Ivan Anushiç.

Zëvendëskryeministri i Kroacisë, njëherit Ministër i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, ka thënë se situata në Kosovë dhe rajon “nuk është ajo që do të donim të ishte” dhe se është “jo e kënaqshme dhe jo e mirë”.

Këto komente, Anushiç i ka bërë në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të 41-të të Forcave të Armatosura të Kroate në operacionin paqeruajtës të KFOR-it – misioni i NATO-s në Kosovë.

“Nëse situata do të ishte e mirë, nuk do të duhej të dërgonim forca të armatosura në misionin e KFOR-it. Shpresojmë që NATO dhe KFOR-i të arrijnë ta stabilizojnë situatën, në mënyrë që të mos ketë përshkallëzim dhe të mos ketë zgjerim të dhunës”, tha Anushiç, duke shtuar se kishte disa situata që “ishin në kufi”.

Për Ministrin kroat është e qartë se të gjitha këto situata janë shkaktuar nga “pala serbe”.

“Për këtë arsye është e nevojshme të ruhet rendi dhe qetësia në atë zonë. Prania e kontingjentit kroat dhe të gjithëve që janë në Kosovë sigurisht që na jep të drejtë të mendojmë se siguria në Kosova do të ruhet dhe do të ruhet”, potencoi ai, transmeton “HRT”.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai theksoi se lufta është një fjalë e papëlqyeshme, por lufta nuk do të ndodhë sepse forcat kroate janë aty posaçërisht për të ruajtur paqen.

“Ne jemi një ushtri e gatshme për parandalim, nuk po përgatitemi për asnjë sulm apo luftë, por për frenim duhet të jemi të fortë për të penguar këdo që mendon se mund të përsërisë ngjarjet e vitit 1991, dhe kur flasim konkretisht për Kosovën dhe sinqerisht edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, shpresoj që të mos ketë përshkallëzim konflikti”, shtoi.

Ndryshe, Forcat e Armatosura të Kroacisë (HKoV), marrin pjesë në operacionet e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që nga 16 qershori i vitit 2009.

Vendimi ishte marrë nga Kuvendi i Kroacisë në korrik të vitit 2008, derisa për vitin 2023 dhe 2024 qeveria kroate ka miratuar dërgimin e deri 160 pjesëtarëve të ushtrisë në misionin paqeruajtës në Kosovë.

Rreth 1 mijë ushtarë më shumë – nga vende të ndryshme anëtare të NATO-s – numërohen më shumë në kuadër të KFOR-it, pas tensioneve të shumta që mbizotëruan vitin e kaluar në Veri të vendit, pra rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë drejtim, NATO ka marrë vendim që të dërgojë trupa shtesë në kuadër të misionit të tij në Kosovë, për të parandaluar kështu ndonjë konflikt eventual që mund të cenonte sigurinë dhe paqen e rajonin.

Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore