Lajme

Miniera “Panguna” – epiqendra e konfliktit të përgjakshëm në Bougainville – rihapet pas 30 vjetësh


Miniera “Panguna”, e cila ka qenë epiqendër gjatë luftës civile 10-vjeçare mes rebelëve në ishullin Bougainville dhe Forcave të Sigurisë së Papua në Guinean e Re, do të rihapet pas 30 vitesh.

Dikur “Panguna” ishte një nga minierat më të mëdha dhe më fitimprurëse të bakrit dhe arit në botë.

Ajo përmban rreth 5.3 milionë ton bakër dhe 19.3 milionë ons ar, çka do t’i bënte rezervat me vlerë rreth 60 miliardë dollarë me çmimet e sotme.

Miniera ishte katalizatori i një lufte civile dhjetëvjeçare në Bougainville – rajon tashmë autonom i Papua Guinesë së Re.

Në vitin 1989, vendasit bënë të mundur mbylljen e saj, duke hedhur në erë linjat e energjisë të Panguna-s dhe operacionet sabotuese.

Qeveria dërgoi trupa kundër qytetarëve të saj për të rifilluar punën në minierë në pronësi të huaj, duke ndezur një luftë të përgjakshme civile.

 

Në 2001-in u ndërmjetësua një marrëveshje paqeje.

Pas 32 vitesh, Rio Tinto do të financojë studimin për dëmet mjedisore të shkaktuara nga miniera “Panguna”.

Media lokale raportoi të mërkurën e 9 shkurtit se pesë prej pronarët e tokave nënshkruan një rezolutë të përbashkët për rihapjen e minierës në një samit në Tunuru, në qendër të Bougainville-s.

Presidenti i Bougainville-s, Ismael Toroama, në një mbledhje u kërkoi grupeve të gjenin një rezultat, i cili do të mbështeste aspiratat e rajonit për pavarësi.

“Nëse po flasim për një Bougainville të re, ne duhet të rivendosim dhe rifokusojmë prioritetet tona”, u tha ai atyre.

 

Rezoluta e së mërkurës nënkuptonte “fillimin e një kapitulli të ri, një kapitull për të realizuar pavarësinë e Bougainville-s”, tha ai.

Panguna Mine key target for Bougainville's Economy Development - Pacific Mining Watch

Që nga zgjedhja e tij në shtator të vitit 2020, Toroama ka pohuar se rihapja e minierës “Panguna” do të ishte një vendim për pronarët e tokës.

 

Qeveria kombëtare ende nuk ka komentuar mbi vendimin.

Lufta civile mori jetën e rreth 20 mijë njerëzve dhe përforcoi thirrjet për pavarësinë e Bougainville-s.

Marrëveshja e Paqes Bougainville, e nënshkruar midis udhëheqësve të Bougainville-s dhe Papua Guinesë së Re në 2001, shënoi fundin e luftës dhe garantoi një referendum për pavarësinë, që do të mbahej në 2019.

Rezultatet jodetyruese të atij referendumi treguan mbështetje dërrmuese për pavarësinë, me 98% të njerëzve që votuan pro, por ende nuk janë ratifikuar në parlamentin e Papua Guinesë së Re, i cili ka fjalën e fundit mbi procesin.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore