Lajme

Michel: Në mbledhjes e KE-së do diskutohet për raportet shqetësuese mes Kosovës dhe Serbisë


Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar se në takimin e së mërkurës të KE-së që do fillojë në orën 15:00 do diskutohet për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne do të mbulojmë gjithashtu çështje të tjera shqetësuese të politikës së jashtme – duke përfshirë situatën në Sahel, marrëdhëniet Prishtinë-Beograd dhe Kaukazin e Jugut”, tha Michel.

Ai ka njoftuar se do të diskutohet edhe për situatën e përkeqësuar në Lindjen e Mesme dhe tema të tjera, derisa ka shtuar se pret që të dënohet edhe një herë në termat më të ashpër të mundshëm sulmet terroriste, brutale dhe pa dallim të Hamasit kundër Izraelit.

Në lidhje me Ukrainën, Michel ka theksuar se “ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë të palëkundur për aq kohë sa të duhet”.

“Ndër aspektet e ndryshme të ndihmës sonë, unë do të doja që ne të trajtonim në mënyra të veçanta për të përshpejtuar dhënien e mbështetjes ushtarake”.

Po ashtu, Michel theksoi se do të flasin edhe për “temën e rëndësishme të migracionit, duke vlerësuar hapat e ndërmarrë që nga diskutimi ynë i fundit në Granada”.

“Në Samitin e euros, do të na bashkohen presidentët e Bankës Qendrore Evropianë dhe të eurogrupit për të diskutuar situatën ekonomike dhe financiare, si dhe vazhdimin e koordinimit dhe qeverisjes së ngushtë të politikave tona makroekonomike”, potencoi ai.

“Mezi pres t’ju shoh për atë që shpresoj se do të jetë një takim shumë i frytshëm”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore