Jetesë & Stil

Michael Costello tregon se Chrissy Teigen ishte arsyeja që ai donte ta vras vetën


Stilisti i modës, Michael Costello, pretendon se një keqkuptim në lidhje me modelen e njohur amerikane, Chrissy Teigen, e qoi atë në mendime të thella, përfshirë edhe vetëvrasjen.

“Për 7 vitet e fundit, unë kam jetuar me një traumë të thellë dhe të pashëruar”, shkroi ylli i “Project Runway”, Costello në Instagram.

Ai pretendoi që në vitin 2014, Teigen “me sa duket formoi mendimin e saj për mua bazuar në një koment që qarkullonte rreth internetit, i cili tani është provuar të jetë i rremë nga Instagram”.

Castello tha se u përpoq të shpjegonte keqkuptimin, rreth të cilit, ai aludon se e qoi Teigen në kërcënime.

“Më tha që karriera ime kishte mbaruar dhe se të gjitha dyert e mia do të mbyllen”, tha Costello.

Michael vazhdon të pretendojë se kolegët dhe miqtë e industrisë së modës i thanë atij se Teigen dhe stilistja e saj Monica Rose dyshohet se kishin “kërcënuar njerëzit dhe markat që nëse në një formë ose tjetër do të punonin me mua, Teigen dhe Rose nuk do të bashkëpunonin kurrë më me ta”.

“Sa herë që i jam lutur, Chrissy Teigen-it ose Monica Rose-s, për ta diskutuar historinë e problemit, ato më refuzonin dhe nuk ndanin asnjë sekondë kohe për mua”, tha disenjatori.

Mes tjerash, Costello, ka publikuar disa biseda me modelen brenda të cilave ajo e kërcënoi vrazhdë stilistin.

Fotografi e publikuar nga Michael Castello në Instagram.

“Njerëzit racistë si ti meritojnë të vuajnë dhe të vdesin. Ju gjithashtu mund të keni vdekur. Karriera juaj ka mbaruar, vetëm shikoni”, janë disa nga bisedat e publikuara.

Michael Costello ka dhënë deklaratën e tij duke treguar se nuk ka dashur t’i publikoj këto biseda, por që ishte e nevojshme.

“Nuk doja ta bëja këtë, por nuk do të jem i lumtur deri sa mendja ime të flas. Kam nevojë të shërohem në mënyrë që t’i ndaloj veprimet e mia karshi asaj se çfarë kisha në mendje”.

Fotografi e publikuar nga Michael Castello në Instagram.

“Doja ta vrisja veten, dhe akoma jam i traumatizuar e depresionuar nga kjo gjë. Unë akoma mendoj rreth vetëvrasjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore