Lajme

Mësyhet shtëpia e Nancy Pelosi-t në San Francisko, sulmohet bashkëshorti i saj


Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u “sulmua dhunshëm” nga dikush që hyri në shtëpinë e tij në San Francisko herët të premten.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë amerikane, duke cituar zëdhënësin e saj.

I dyshuari është në paraburgim, tha në një deklaratë zëdhënësi i saj, Drew Hammill.

Paul Pelosi është në spital dhe “pritet të shërohet plotësisht”, tha Hammill.

Nancy Pelosi nuk ishte në San Francisko në atë kohë, shtoi zëdhënësi.

Motivi është nën hetim, tha ai.

“Kryetarja dhe familja e saj janë mirënjohëse për përgjigjet e parë dhe profesionistët mjekësorë të përfshirë dhe kërkojnë privatësi në këtë moment”, theksoi në përmbyllje Hammill.

Bashkëshorti i Nancy Pelosi-t, u shpall fajtor të martën e 23 gushtit nga gjykata amerikane.

Kjo, për akuzat për vozitje nën ndikimin e alkoolit në lidhje me një aksident në muajin maj në Kaliforni.

Paul Pelosi u dënua me pesë ditë burg dhe tre vjet liri me kusht.

Ai ka shërbyer deri më tani dy ditë në burg, i është ulur dënimi me dy ditë për sjellje të mirë dhe duhet të punojë tetë orë në programin e punës në vend të ditës së mbetur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore