Jetesë & Stil

Mënyrat për të mbajtur të zënë fëmijët e vegjël, me lojëra zhvilluese dhe edukative


Ndonjëherë është lodhje e ndonjëherë thjesht kërkoni disa minuta pa pretenduar të jesh personazhi i preferuar i fëmijës suaj.

Nëse keni fëmijë që në dukje janë “alergjikë” në gjumë  dhe ju jeni plotësisht të rraskapitur. Po përpiqeni të ekuilibroni prindërimin dhe punën, por nuk po shkon aq mirë.

Cilado qoftë situata juaj specifike, ju duhen disa mënyra të thjeshta për të argëtuar fëmijët tuaj (pa kaluar shumë kohë në ekran).

Duhet të krijoni disa lojëra të thjeshta e që njëkohësisht janë edhe argëtuese për t’i mbajtur të zënë fëmijët e vegjël.

Por ajo që është më e rëndësishmja: t’i mbikëqyrni fëmijët tuaj rreth ujit, të shmangni rreziqet e mbytjes dhe të siguroni lodra të përshtatshme për zhvillim.

Këto janë disa ide, të cilat nuk kërkojnë shumë përpjekje:

Hartoni një gjueti thesari.

Fshihni diçka si një monedhë, lodër apo çfarëdo qoftë ajo diku në shtëpi. Jepuni fëmijëve një ide dhe lërini të ikin duke u përpjekur ta gjejnë. Nëse e bëni pak të ndërlikuar për të gjetur, do të ndërtoni qëndrueshmërinë e tyre dhe aftësinë e tyre për të gjetur gjëra pa u lutur për ndihmën tuaj.

Jepu atyre një detyrë të rëndësishme.

Jepni fëmijës tuaj një detyrë dhe bëjeni atë një punë vërtet të madhe. U thoni atyre se duhet të vizatoj për babain, ose se duhet të vizatoj diçka për gjyshen. Nëse ata mendojnë se është një punë e rëndësishme, ata do të ndihen më të vlerësuar.

Ndërtoni një kuti

Për të nxitur lojë të pavarur, krijoni një kuti të mbushur me gjithçka që fëmija juaj tregon interes për të, që mund të bëhet pa shumë mbikëqyrje, të tilla si zanate, lojëra, LEGO dhe brumë lojërash. Lëreni fëmijën tuaj të zgjedhë atë me të cilën do të donte të luante.

Në vend që të shohin filma vizatimor, bëni që ata t’i krijojnë vetë personazhet e tyre.

Jepu atyre një copë letër dhe disa ngjyra dhe kërkoju që të krijojnë një hero dhe një personazh të keq. Kur të mbarojnë, i lini të kthehen dhe t’ju tregojnë historinë e heroit të tyre- kjo përveç se i mbanë fëmijët e zënë ndihmon edhe në zhvillimin e imagjinatës.

Ndërtoni një fortesë.

Jepini fëmijës tuaj disa jastëk dhe një batanije dhe sfidojeni që ta kthejë shtratin në një fortesë. Asnjë fëmijë nuk do ta refuzojë mundësinë për të bërë një bazë të fshehtë, ata do të kenë më shumë kënaqësi dhe do jenë më të pavarur sapo të jenë brenda.

Pastrimi i lodrave

Mbushni një lavaman, shportë plastike ose tas me ujë. Siguroni peshqirë dhe një kuti lodrash që fëmijët mund të lajnë. Hidhni disa makina të vogla, kafshë plastike, ushqime lodrash, çelësa plastikë, etj. Dhe lërini fëmijët t’i pastrojnë.

Sugjeroni një eksperiment shkencor.

Lërini fëmijët tuaj të zbulojnë botën. Mësojini ose tregojuni atyre diçka në lidhje me një objekt ose rrethinat e tyre dhe lërini të eksplorojnë. Kjo nënkupton se ju mund i ’u jepni atyre një magnet dhe i thoni të shohin se çfarë ngjitet, ose t’u jepni atyre një tas me ujë dhe t’i nxisni të shohin se çfarë do të notojë dhe çfarë do të fundoset.

Rritni një kopsht.

Jepni fëmijës tuaj një bimë të vogël për tu kujdesur. Ndoshta ata mund të rritin një kopsht me barishte ose disa lule në prag të dritares. Bëni të ujisin bimën e tyre çdo ditë dhe kur të duhen disa momente, kërkoju që ta kontrollojnë atë. Ata do të zhyten në punën e tyre.

Jepu atyre punë.

Ky nuk është një opsion i njohur, por mund të jetë i mirë për ta. Nëse do të pastroni kuzhinën, bëni që fëmijët tuaj të pastrojnë dhomat e tyre. Jo vetëm që do të merrni kohë për të bërë në të vërtetë punën tuaj, por fëmijët tuaj do të mësojnë se ata gjithashtu kanë një rol në mbajtjen e shtëpisë të pastër.

Mbajtja e vogëlushëve të zënë është e vështirë, por të provosh aktivitete të reja për fëmijët do t’i mësojë ata që të luajnë të pavarur.

Mundohuni që ata të argëtohen me lojëra edukative të cilat do t’i duan për vite me radhë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore