Lajme

Meme e ‘Katër djemve me xhinse’ po shitet për 1 milion paund


“Katër djemtë me xhinse” u kthyen në një meme brenda natës. Një foto e tyre të veshur me pantallona të ngushta u bë virale dhe tani po shitet si NFT me një çmim rezervë të caktuar në 1 milion paund.

Vitin e kaluar, Jamie Philips, Connor Humpage, Kevin Rooney dhe Alex Lacey u fotografuan jashtë një lokali në Birmingham. Shumë shpejt fotoja mori një famë virale pasi njerëzit e kthyen imazhin në një meme.

Personazhe të famshëm si Liam Gallagher, Piers Morgan dhe Conor McGregor shpërndanë imazhin në mediat e tyre sociale.

Tani, djemtë kanë zbuluar se ata po shesin meme-n e tyre të famshme si vepra arti digjitale për 1 milion paund. Sipas Birmingham Live, kjo është një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për “ngacmimin” online.

Shitja e NFT-së së tyre po organizohet në partneritet me bamirësinë për ngacmim në internet CyberSmile.

Ankandi i tyre do të zhvillohet nga e enjtja 6 maj deri të enjten 13 maj në tregun kryesor NFT Rarible.

“Imazhi ynë ka krijuar disa nga momentet më të mira, por edhe më të këqija në jetën tonë, pasi kemi përjetuar disa nga ngritjet dhe uljet që vijnë me vëmendjen e publikut”.

“Qëllimi ynë përfundimtar është të mbështesim zhdukjen e abuzimit në internet, dhe ne shpresojmë që shitja e imazhit tonë të mund të kontribuojë në drejtim të kësaj”, shpjeguan katër djemtë.

Megjithëse djemtë nuk janë të parët që arkëtojnë nga meme-t e tyre, të tjerët gjithashtu kanë marrë më të mirën nga fama e tyre befasuese virale.

Zoe Roth, 21 vjeç, ishte vajza e meme-s së famshme me buzëqeshjen tinëzare para një zjarri të kontrolluar të një shtëpie në Mebane, Karolina e Veriut kur ishte vetëm pesë vjeç.

Imazhi i saj u shit për gati 340 mijë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore