Familja

Melania Trump do të shtojë paraqitjet publike në vitin 2024, “Koha për të lënë gjurmë në histori”


Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump do të ekspozohet më shumë në paraqitjet diplomatike në vitin 2024.

Kështu zbuluan burimet e afërta pranë saj për PageSix, transmeton AlbanianPost, pasi Donald Trump shënoi një fitore të fundit në Gjykatën e Lartë në çështjen e tij të përmbysjes së zgjedhjeve federale.

Melania & Donald Trump.

“Trump dhe familja e tij janë aq të sigurt sa ai do të bëhet sërish president sa të brendshmit në Mar-a-Lago thonë se ai ka arritur një marrëveshje me gruan e tij, për të rritur paraqitjet diplomatike të nivelit të lartë në 2024”, zbuloi burimi.

Burimi zbuloi tutje se pasi Melania u shfaq kohët e fundit me ish-zonjat e para në funeralin e Rosalynn Carter, ajo “po ndihet më e sigurt për veten – si përfaqësuese e burrit të saj dhe si figurë diplomatike pas pritjes së saj pozitive në funeralin në fjalë”.

Ajo u shfaq edhe në një ceremoni natyralizimi të qytetarëve në Arkivin Kombëtar.

“Melania e kupton se është koha e saj për t’u bashkuar me radhët e zonjave të para historike dhe të lërë gjurmë në histori. Ajo ndihet më e përgatitur për rolin e saj të mundshëm herën e dytë”, tha tutje burimi.

Melania gjithashtu ndjen se mund t’i kushtojë më shumë kohë rolit pasi djali i saj me Trump, Barron, tani është 17 vjeç.

Melania Trump.

“Familja e ngushtë, përfshirë Melania, është fort pas ish-presidentit”, tha burimi duke zbuluar mbështetjen që ata po i japin ish- numrit një të SHBA-ve.

Ndërkohë, pasi bëri paraqitjen e rrallë në funeralin e Carter, Melania, u shfaq edhe në një tjetër event me Trump.

Thuhet se ajo ka qenë e pranishme në Mar-a-Lago në Palm Beach për një ceremoni të çmimeve Patriot.

“Ata të dy ishin në humor të mirë”, tha burim pranë çiftit.

“Melania po shkonte përreth duke përshëndetur të gjithë”, shtoi burimi.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në fund të vitit 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore