Lajme

Meksika miraton ligjin e ri mbi abortin


Gjykata Supreme e Meksikës ka vendosur se dënimet penale për ndërprerjen e shtatzënisë janë antikushtetuese.

Sipas gjyqtarit Luis Maria Aguilar, “masa e ndërmarrë është një hap historik për të drejtat e grave”.

Të martën e 7 shatorit, Gjykata urdhëroi shtetin e Coahuila për të hequr sanksionet mbi abortin nga kodi i tij penal.

Vendimi hap kështu rrugën për dekriminalizimin e ligjit të abortit në të gjithë vendin.

Aborti është i ligjshëm vetëm në një pjesë të vogël të shteteve, përveç rasteve të përdhunimit, ose kur jeta e nënës është në rrezik.

Grupi i Informacionit (GIRE), i cili bën fushatë për të drejtat e abortit, e përshkroi vendimin si “historik”.

“Ne shpresojmë që në të gjithë vendin gratë dhe njerëzit me aftësinë për të mbajtur një fëmijë, të kenë kushtet dhe lirinë për të përcaktuar fatin e tyre riprodhues”, tha ajo.

Coahuila kufizohet me shtetin amerikan të Teksasit, ku Gjykata Supreme miratoi ligjin e ri mbi abortin, sipas të cilit ndalohen të gjitha abortet pas gjashtë javësh të shtatzënisë.

Vendimi mund të hapë rrugë për njerëzit nga Teksasi, që kërkojnë aborte ligjore. Sidoqoftë, debati në Meksikë vazhdon.

Ka të ngjarë të marrë pak kohë që ligji të zbatohet në të gjithë vendin. Për më tepër, GIRE i bën  thirrje shtetit që të lirohen gratë që u burgosën.

Vendimi me shumë gjasë do të zemërojë politikanët konservatorë në Meksikë dhe kishën katolike (ndikimi i saj vitet e fundit është zvogëluar).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore