Shqipëria

Megaoperacioni në Spanjë, shkatërrohet banda kriminale me shqiptarë dhe italianë


Një operacion i madh i Europolit ka çuar në arrestimin e 20 anëtarëve të një rrjeti kriminal në Spanjë.

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar më shumë se 5.5 milionë euro pasuri kriminale të një grupi të mirë organizuar.

Këto shtetas ishin të vendosur në jug të Spanjës dhe i përkasin kombësive të ndryshe: shqiptarë, italianë, spanjollë dhe marokenë.

Ata drejtoheshin nga shtetas italianë të cilët përdornin dokumente të falsifikuara identiteti për të shmangur zbulimin nga zyrtarët e ligjit.

Trafikantët e arrestuar të drogës dhe pastruesit e parave u kapën pas kontrolleve të gjashtë shtëpive në Sevilje, Spanjë, ku policia zbuloi një plantacion të madh marihuane dhe laborator droge.

Gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan dy ora luksoze, si dhe 16 mijë e 545 euro para në dorë, 2 mijë e 500 kg hashash, 45,6 kg marihuanë, si dhe infrastrukturë kriminale, duke përfshirë kamionë, një varkë, mjete për kultivimin e marihuanës dhe prodhimin e hashashit, dhe 34 telefona celularë.

Gjithashtu u konfiskuan dokumente të falsifikuara udhëtimi dhe identifikimi.

Hetimet për këtë rast nisën në tetor 2021, kur një ngarkesë hashash u gjet e fshehur në një kamion që transportonte paleta me qepë.

Forcat e rendit arrestuan dy drejtuesit dhe sekuestruan 468 kg hashash.

Kjo u pasua nga një tjetër sekuestrim i 194 kg hashash dhe 30 kg marihuanë në maj 2022.

Në të njëjtin muaj, forcat e rendit ndaluan një varkë që vinte nga Maroku të përdorur nga organizata kriminale në det të hapur dhe arrestuan tre pasagjerët e saj, si dhe sekuestruan 1 mijë e 800 kg hashash dhe vetë mjetin lundrues.

“Ky përgjim theksoi se ishte bërë gjithnjë e më e vështirë për rrjetin kriminal të importonte drogë përmes detit”, tha Europol.

Si hakmarrje, organizata ndërtoi laboratorin e tyre për prodhimin e hashashit dhe ngriti një plantacion të madh marihuanë në Spanjën jugore.

Ky hetim përfshiu më shumë se 150 zyrtarë të zbatimit të ligjit dhe u drejtua nga Garda Civile Spanjolle me mbështetjen e Drejtorisë Qendrore Italiane për Shërbimet Kundër Drogës (Direzione Centrale Servizi Antidroga).

Europol ofroi ekspertizë operacionale si dhe mbështetje analitike dhe operacionale që nga fillimi i hetimit 16-mujor.

Një specialist i Europolit u vendos gjithashtu në vendndodhje në Spanjë gjatë ditës kryesore të aksionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore