Sport

Mediat sportive botërore jehonë Vinicius-it


Mediat më të mëdha sportive në botë i kanë bërë jehonë lojtarit të Real Madrid-it, Vinicus Junior-it, pas paraqitjes mbreslënëse kundër Liverpool-it në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid-i u përballë me Liverpool-in në “Alfredo di Stefano” për fazën e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Madrilenët fituan me rezultatin 3-1, ku dy gola mbajnë emrin e Vinicius-it.

Performanca e mirë e 20-vjeçarit ka pushtuar titujt e parë të disa prej gazetave sportive më të njohura:

O Globo (Brazil)

“Performanca e së martës tregon se Vinicius-i i përketë elitës”.

Liverpool Echo (Angli)

“Ai ishte i shkëlqyer dhe shkaktoi dhimbje koke për mbrojtësit e Liverpool-it”.

Futboll France (Francë)

“Braziliani merrë kritika të mëdha për shpërdorimet përpara portës, por natën e kaluar dha shfaqje të arrir kundër kampionëve aktual të Premier Ligës”.

Corriere dello Sport (Itali)

“Shfaqja Vinicus” dhe “Salah-u ofroi një shpresë për Liverpool-in por kjo u shua menjëherë nga Vinicius-i”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore