Kosova

Më 29 tetor seanca e radhës për ish-krerët e UÇK-së


Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Seanca e radhës mbi ecurinë e çështjes së ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të mbahet më 29 tetor të këtij viti duke filluar nga ora 14:30.

Kjo është bërë e ditur nga Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillo.

Ndërsa, në seancën e 14 shtatorit, në konferencën e shtatë për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS) ka njoftuar se deri më tani janë evidentuar disa dëshmitarë dhe kanë paraqitur masat mbrojtëse.

“Dy nga dëshmitarët ndërkombëtarë janë miratuar dhe bërë të dukshëm. Kërkesat për masa mbrojtëse janë bërë, materiali në fjalë do të nxjerrët. Pesë dëshmitarë janë bërë të ditur. Presim që raportet të merren brenda datës 27”, tha prokurorja Claire Lawson

Sipas saj, “që nga konferenca e fundit janë nxjerr 24 pako, dhe disa të tjera janë duke u bërë gati deri më 27 shtator, lidhur me çështjet e përcaktuara, është bërë përparim i dukshëm”.

Ndërtesa e Dhomave të specializuara në Hagë

“100 materiale, nën kategorizimi që bëhet kërkon shumë burime dhe në momentin që ndodhemi, nuk është diçka që mund të bëhet pa burimet pasuese”.

Ndërkaq avokatët e të akuzuarve janë ankuar se Prokuroria është vonuar në nxjerrjen e materialeve të ndryshime.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kritikuar Prokurorinë Speciale pse ish-krerët e UCK po mbahen ende në paraburgim.

Aktakuza ndaj ish-eprorëve të UÇK-së ishte ngritur më 26 tetor të vitit 2020.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar nga ZPS-ja.

Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore