Shqipëria

“Më 13 korrik, shqiptarët lëvizin lirshëm drejt Greqisë”


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka deklaruar se duke nisur nga data 13 korrik qytetarët shqiptarë do të lëvizin lirshëm drejt Greqisë.

“Veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund të lëvizin më lehtësisht drejt Greqisë”, shkruan Xhaçka në median sociale Facebook.

Më tej Ministrja bëri me dije se pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Ndërsa theksoi se pika doganore e Qafë Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.

Te kjo e fundit, ministrja Xhaçka, shtoi se që prej 9 korrikut, do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe autobusëve.

Në përfundim paralajmëroi të gjithë shtetasit shqiptarë se para që të lëvizin duhet të informohen për protokollin që kanë vendosur vendet e Bashkimit Evropian, përsa i përket masave anti-Covid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore