Lajme

Mbyllet Qendra e Skijimit në Brezovicë, ka rrezik për ortek


Brezovica

Policia e Kosovës ka njoftuar që Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur për vizitorë për shkak të rrezikut të ndonjë orteku të mundshëm.

“Nga Qendra e Skijimit në Brezovicë jemi njoftuar se shkak i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor”, ka njoftuar policia.

“Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional  “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve”.

Sipas njoftimit, patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional  “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve.

“Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit. Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë”.

“Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje”.

Më 11 shkurt, shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës kishte njoftuar se bazuar në matjet që ka bërë ky shërbim është thënë se orteku ishte i përmasave gjigante, ndërkaq skijatorët që kanë qenë duke skijuar jashtë pistës kanë iniciuar lëshimin e ortekut, por kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.

“Orteku ka qenë i llojit me pllakëza, dhe thellësisë maksimale, shkëputje e thellë gjerë në sipërfaqen e tokës. Gjerësia e ortekut të formuar është mbi 450m, dhe nënkupton një ortek me përmasa masive”.

“Fatmirësisht skijatorët që kanë qenë duke skijuar jashtë shtegut dhe të njëjtit kanë iniciuar lëshimin e ortekut kanë shpëtuar pa asnjë lëndim”, thuhej në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore