Lajme

Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë 10 mijë viza për shoferët e kamionëve


Qeveria britanike ka njoftuar të shtunën e 25 shtatorit se do të japë më shumë se 10 mijë viza të përkohshme për shoferët e kamionëve.

Kjo për të ndihmuar në lehtësimin e zinxhirit të furnizimit në prag të Krishtlindjeve.

Departamenti i Transportit tha se do të lëshojë viza tre mujore për 5 mijë shoferë kamionësh për të siguruar “lehtësim afatshkurtër për industrinë e transportit” dhe 5 mijë e 500 të tjera për blegtorët.

Kjo e fundit, për të shmangur çdo presion të mundshëm në industrinë ushqimore gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme.

Qeveria ka bërë me dije se synohet trajnimi i 4 mijë njerëzve si shoferë të automjeteve të reja e të rënda (HGV) me ndihmën e ekzaminuesve nga ministria e Mbrojtjes.

Disa stacione karburanti janë mbyllur ditët e fundit sepse nuk ka shoferë të kualifikuar për të shpërndarë karburant në të gjithë vendin.

Gjithashtu ka pasur raporte për rafte bosh të supermarketeve për shkak të çështjeve të furnizimit.

Pandemia e COVID-19, një fuqi punëtore e plakur dhe një eksod i punëtorëve të huaj pas procesit të Brexit janë përmendur të gjitha si arsye.

Rregullat e reja të imigracionit të vendosura nënkuptojnë që qytetarët e BE-së nuk mund të jetojnë dhe punojnë pa viza në Mbretërinë e Bashkuar.

Shoqata e Transportit Rrugor i kishte kërkuar qeverisë në qershor të lehtësojë rregullat e vizave për të ndihmuar në përmirësimin e situatës.

Industritë bujqësore dhe përpunuese të ushqimit në Britani, të cilat nuk kanë prodhues frutash dhe paketues mishi, kanë bërë kërkesa të ngjashme.

Paketa e masave e zbuluar nga Departamenti për Transport përfshin gjithashtu një skemë për të trajnuar 4 mijë njerëz si drejtues të rinj të HGV.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore