Shqipëria

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së: Arta Sakja zëvendëson Palokën – zbulohen sekretarët e rinj


Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka zbuluar risitë e para brenda strukturës së selisë blu me caktimin e Arta Sakjas si kryetare e re.

Kjo e fundit zëvendëson Edi Palokën, i cili u shkarkua më 12 dhjetor, po prapë me një vendim të Kryesisë.

Ndërkaq, nga selia e PD-së, janë zbuluar dhe figurat që do të plotësojnë sekretariatet vakante.

Sekretar për Çështjet Zgjedhore është zgjedhur Indrit Sefa.

Vendin e sekretarit për pushtetin vendor do ta mbajë Roland Bejko.

Ndërsa për Diasporën, Këshilli vendosi Kreshnik Çollakun.

Sekretari Organizativ do të okupohet nga Flamur Hoxha.

Ndërkaq, anëtarë e rinj të kryesisë do të jenë: Elidon Bushatin, Gazmend Koduzin, Xhemal Gjunkshin, Agron Kapllanajn dhe ish-kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziun.

Shkarkimet

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur të dielën e 12 dhjetorit nga Kryesia, do të miratonte me 251 vota pro shkarkimin e anëtarëve të kryesisë së PD-së.

Kjo masë do të përjashtonte nga funksioni ish-Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe ish-anëtarët e Kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi.

Ndër të tjera, shkarkimi nga funksioni përfshinte edhe sekretarët Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi dhe Ledina Mandia.

Nga 257 fletë votimi gjithsej të shpallura, katër vota ishin kundër, ndërsa dy prej tyre u konsideruan si të pavlefshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore