Lajme

Mbi 64 protestues të arrestuar në Lindjen e Largët të Rusisë dhe Siberisë lindore


Më shumë se 64 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në Lindjen e Largët të Rusisë dhe Siberisë lindore. Kështu ka deklaruar monitoruesi i protestës “OVD-Info”.

Grupi i monitorimit tha se njerëzit u arrestuan në protestat në qytetin port rus të Paqësorit, Vladivostok dhe qytetin siberian të Irkutsk-ut.

Mijëra njerëz në qytetet evropiane kanë dalë në protestë kundër agresionit rus në Ukrainë duke dënuar njëzëri veprimet ushtarake të Rusisë.

Sot është dita e 11 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Mbi 1.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë pavarësisht sulmeve ruse.

Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 351 civilë dhe 7 mijë e 70 të lënduar në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore