Lajme

Mbërrin ambasadori i parë i Bahrein-it në Izrael


Ambasadori i Bahrein-it në Izrael, Khaled Al Jalahma

Ambasadori i parë i Bahrein-it në Izrael, Khaled Al Jalahma, mbërriti në Tel Aviv të martën e 31 gushtit për të filluar misionin e tij diplomatik.

Jalahman tha se ishte “i nderuar” të fillonte postin e tij në Tel Aviv para mbërritjes së tij.

Jalahma ka mbajtur më parë postin e kreut të Drejtorisë së Operacioneve në Ministrinë e Jashtme të Bahrein-it. Ai ka shërbyer gjithashtu si zëvendës shef i misionit të mbretërisë së Bahrein-it në ambasadën e SHBA-së.

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme izraelite, Alon Ushpiz, shkroi në median sociale Twitter se, “ne mezi presim atë që padyshim do të jetë një mandat shumë produktiv, duke avancuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona”.

Në fillim të këtij muaji, nënsekretari i Bahreinit për çështjet politike, Shejh Abdullah bin Ahmed al-Khalifa, u takua me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe ministrin e Jashtëm, Yair Lapid, në Jerusalem.

Gjatë takimit, al-Khalifa akuzoi Iranin se ishte linja që kalon nëpër të gjitha krizat në vendet e Lindjes së Mesme.

Bahrein-i dhe Izraeli normalizuan marrëdhëniet në shtator të vitit 2020. Al-Khalifa tha se Bahrein-i planifikon një ceremoni për të shënuar përvjetorin e parë të marrëveshjes së normalizimit, të quajtur “Marrëveshjet Abraham”.

Kjo e fundit përfshinte gjithashtu marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokun dhe Sudanin.

Muajin e kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe hapën ambasadën e tyre në Tel Aviv.

Duke vizituar Rabat në fillim të këtij muaji, Lapid tha se brenda dy muajve të dy vendet do të përmirësojnë lidhjet diplomatike dhe do të hapin ambasada, në vend se zyra ndërlidhëse.

Bahrein-i ka qenë një ndër vendet më neutrale në Gjirin Persik. Për shkak të kësaj pozite, është bërë shpesh faktor stabilizues në pellgun persik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore