Lajme

Masat e Rusisë ndaj Evropës dhe rritja e çmimeve të bukës dhe makaronave


Ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe qeveritë evropiane janë duke diskutuar për të parashikuar sanksione të mundshme ndaj Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën, Vladimir Putin ka ndërmarrë disa veprime.

Parashikohen së shpejti rritje e çmimeve të produkteve ushqimore bazë: i miellit të grurit i fortë, i bukës dhe makaronave.

Pikërisht mbi këto asete po shfaqet në mënyrën më të qartë strategjia e destabilizimit ekonomik që parashikon presidenti rus.

Në kulmin e tensioneve me Ukrainën, më 2 shkurt, Moska ndaloi eksportin e fosfatit të amonit dhe plehrave të tjera të prodhuara nga metani, në pjesën tjetër të botës për të paktën dy muaj.

Produkte këto për të cilat Rusia është oligopolisti global.

Bllokimi, me ligj do të zgjasë të paktën deri në fillim të muajit prill, një fazë vendimtare për ciklin e prodhimit.

Kjo, sepse vjen koha në të cilën plehrat duhet të përdoren në arë.

Duke qenë se ato përfaqësojnë 20-25% të kostos së prodhimit të grurit, rritja e fundit e çmimeve të tyre (deri në 220% nga mesi i nëntorit deri më sot) do të ketë efekte domino shumë përtej rritjeve të vërejtura deri më sot.

Prapaskenat

Pa dyshim, ka arsye strategjike pas zgjedhjes së Rusisë për të ndaluar eksportet.

Vendimi vjen dy ditë pas zjarrit, për arsye që ende nuk janë shpjeguar, në fabrikën e madhe të plehrave azotike të Winston Weaver-it në Winston-Salem, në Karolinën e Veriut të SHBA-ve.

Pas mbylljes së fabrikës, efekti i ndalimit rus do të jetë edhe më i dukshëm.

Kjo, sa i takon rritjen së inflacionit në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës.

Ndërkohë, vendet do të duhet t’i drejtohen Rusisë më shumë se më parë për rezervat e saj të drithit.

Të shumta janë shkaqet që kontribuojnë në rritjen e çmimeve të metanit, plehrave, grurit dhe makaronave.

Por, pikërisht këto rritje kanë forcuar fuqinë shantazhuese të Putin-it në ndjekjen e strategjisë së tij delikate të destabilizimit ekonomik të Evropës, ndërkohë që grumbullon trupa në kufijtë e Ukrainës.

Për më tepër, janë të njëjtat çmime të larta në listat globale që i sigurojnë Rusisë mundësinë e eksporteve në vëllime të ulëta, pa regjistruar pasoja të tepërta në qarkullim.

Kur kjo krizë të përfundojë, Evropa do të duhet të vendosi se deri në çfarë mase është zgjedhja më e mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore