Shqipëria

Masat anti-Covid19/Ndëshkohen 813 shtetas


Policia e Shtetit duke ndëshkuar një person për moszbatim të masave anti-Covid 19, Shqipëri, 18 mars 2021

Janё ndёshkuar me masё administrative 813 shtetas pёr moszbatimin e masave anti-Covid 19, gjetё 24 orёve tё fundit, sipas njoftimeve tё policisё.

“Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3 mijё lekë, 705 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse”, shkruan njoftimi i policisё.

Sipas burimeve tё Shёrbimeve tё Rrugore, me tё njёjtёn masё administrative janё ndёshkuar 98 shtetas qё udhёtonin nё mjete private pa maskё mbrojtёse, me persona me tё cilёt nuk kishin lidhje familjare, si dhe nё mjetet e transportit publik.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanё lajmёruar se kanё konstatuar 1 lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Ndaj subjektit nё fjalё ёshtё vendosur masa administrative 1 milionё lekё.

9 shtetas tё tjerё janё ndёshkuar me 10 mijё lekё gjobё, pasi u konstatuan duke lёvizur nё kёmbё pas orёs 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore