Lajme

Marko Gjuriq komenton mos-miratimin e rezolutës për Marrëveshjen e Uashingtonit


Marko Gjuriq, ambasador i Kosovës në Serbi

Ish-drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe tani ambasador serb në Uashington, Marko Gjuriq, e ka komentuar qëndrimin e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit.

Komentet e Gjuriq, që ishte vetë pjesëmarrës në këtë marrëveshje nga pala serbe, ishin se “qëndrimi i Kosovës ndaj detyrimeve nga marrëveshja e Uashingtonit tregon vetëm mentalitet bunkeri”.

Gjuriq, duke folur për agjencinë serbe të lajmeve Danas, shtoi se në Kosovë më shumë po inkurajohen konfrontimet dhe konfliktet dhe “nuk po punohet në normalizimin e marrëdhënieve dhe tejkalimin e dallimeve mes palëve”.

Komentet e Gjuriç vijnë pasi të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të miratojnë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, të arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë.

Zbatimi i kësaj marrëveshje, i propozuar në Kuvend nga Lidhja Demokratike e Kosovës, morri vetëm 24 vota për, ndërsa 50 të tjerë e refuzuan zbatimin e sajë, kurse në sallë ishin 83 deputetë.

Rezoluta ftonte Qeverinë e Kosovës të zbatonte marrëveshjen dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej Kuvendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore