Lajme

Mario Draghi emërohet kryeministri i ardhshëm i Italisë


Ish shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, u emërua zyrtarisht më 12 shkurt, Kryeministër i Italisë, pas një takimi me presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Ai pranoi detyrën e formimit të një qeverie të re. Draghi dhe kabineti i tij i ministrave do të betohen të shtunën, më 13 shkurt.

Administrata e Draghi-i do të marrë detyrën javën e ardhshme, pasi fitoi miratimin e të dy dhomave në parlamentin italian.

Luigi Di Maio, i Lëvizjes 5-Yje, do të mbetet Ministri i Jashtëm. Giancarlo Giorgetti, një figurë e lartë në partinë Lega Nord, do të jetë Ministri i Industrisë.

Andrea Orlando, nga Partia Demokratike e Qendrës së Majtë, do të jetë Ministri i Punës.  Në total 4 ministri shkojnë te Pesë Yjet, tre te Lega dhe Forza Italia, një nga partia e majtë LEU.

Matteo Renzi, “shënoi një autogol” me tërheqjen e dy ministrave të tij duke mbetur në pozicion jashtë loje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore