Muzikë

Mariah Carey zbulon datën e nisjes së turneut “Merry Christmas One and All”


Po vjen sërish ajo kohë e vitit, të cilën më së miri e portretizon këngëtarja, Mariah Carey me magjinë e këngëve të saj për nder të Krishtlindjeve.

Carey së fundmi ka zbuluar se turneu i saj i shumëpritur “Merry Christmas One and All” do të fillojë nga mesi i muajit nëntor, duke përhapur kështu gëzime festash në të gjithë Amerikën e Veriut.

Turneu me gjithsej 13 data fillon në California më 15 nëntor, me plane për të bërë ndalesa në Chicago, Boston, Toronto, Detroit dhe më shumë përpara se të përfundojë në “Madison Square Garden” të New York-ut më 17 dhjetor.

Mariah Carey.

“Po, shkrirja aktuale ka filluar!” Ka shkruar Carey në mbishkrimin e postimit të saj në rrjetet sociale, transmeton AlbanianPost.

Carey nuk është e panjohur kur bëhet fjalë për festat e fundvitit. Në vitin 2014, ajo filloi rezidencën gjashtë netësh “All I Want for Christmas Is You: A Night of Joy and Festivity” në Beacon Theatre të NYC.

Ajo ringjalli rezidencën në Beacon në dy vitet që pasuan përpara se ta zgjeronte atë në një turne, duke sjellë koncerte spektakolare në Evropë.

Vitin e kaluar, Carey gjithashtu filmoi specialen e CBS-së “Mariah Carey: Merry Christmas to All!” që shfaqi paraqitje nga Drew Barrymore dhe Billy Porter.

Jennifer Hudson, Mariah Carey dhe Ariana Grande.

Në vitin 2020, ajo publikoi “Mariah Carey’s Magical Christmas Special” në Apple TV+ si dhe këngën shoqëruese “Oh Santa!” me Ariana Grande dhe Jennifer Hudson.

Biletat për “Merry Christmas One and All” dalin në shitje përmes parashitjeve të ndryshme duke filluar më 4 tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore