Jetesë & Stil

Mariah Carey shet shtëpinë që dikur ia kishte dhuruar të ëmës


Shtatë muaj pasi vëllai dhe motra e ikonës së muzikës pop, Mariah Carey, e paditën atë për shpifje pas librit të bazuar nga jeta personale, “The Meaning of Mariah Carey”, këngëtarja shiti shtëpinë e nënës së saj në New York dhe e vendosi atë në një objekt jetese të asistuar.

Carey, 52-vjeçe, një vendase e New York-ut, bleu shtëpinë, e vendosur në North Salem, për nënën e saj, Patricia Carey në vitin 1994 për 419 mijë dollarë amerikan.

Prona me katër dhoma gjumi dhe tre banjo, ra në sy të një blerësi që në muajin korrik kur edhe u shpall si pronë në shitje. Por, shtëpia u shit zyrtarisht në fillim të këtij muaji për 757 mijë e 444 dollarë, mbi 250 mijë dollarë më shumë sesa çmimi fillestar i kërkuar.

Shtëpia e shitur nga Mariah Carey.

Vitin e kaluar, nëna e Carey u zhvendos në West Palm Beach të Floridas, për të jetuar në një shtëpi të pasur të moshuarish.

“Ajo po zhvendoset në një vendbanim të këndshëm me pesë yje, ku infermierët do të kujdesen shumë për të, por ajo do të jetë një milion milje nga kushdo”, pati thënë një burim për “Sun”, disa javë para se Patricia të zhvendosej përfundimisht në shtëpinë e të moshuarve.

Gjithsesi, se Mariah Carey ka një “marrëdhënie të komplikuar” me familjen e saj, tashmë dihet ngase këtë ajo e ka treguar në librin e saj të botuar së fundmi.

Thuhet se marrëdhëniet mes tyre janë prishur që nga një incident i vitit 2001 kur Patricia thirri emergjencën pasi Carey dyshohet se pati një kriz të dhunshme nervore në mes të turneut promovues për “Glitter”.

Patricia Carey – Nëna e Mariah Careyt.

“E gjithë puna e thirrjes së policëve ishte thjesht rezultat natyrës xheloze të Patricias”, shpjegoi burimi për Sun.

“Mariah nuk ishte në asnjë moment rrezik për veten apo askënd tjetër. Patricia donte që bota të dinte se vajza e saj e pambrojtur po eskalonte, ajo kënaqej ta shihte atë duke humbur”, shtoi ai.

Institucioni në Florida, ku ndodhet aktualisht nëna e Mariah Carey, përshkruhet si një “rezort luksoz me pesë yje për të moshuarit”.

Qiraja fillon nga 5,400 dollarë në muaj dhe përfshin mëngjesin dhe darkën, të gjitha aktivitetet dhe klasat e fitnesit, një pishinë të brendshme dhe të jashtme dhe transportin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore