Sport

Marash Kumbulla, ish-drejtori sportiv i Roma-s e kërkon në La Liga


Sipas lajmeve që vijnë nga Spanja, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë dhe Roma-s, Marash Kumbulla, kërkohet në La Liga.

“Estadio Deportivo” ka raportuar mbi lajmin e interesimit të Sevilla-s për talentin shqiptar. Monchi, drejtori sportiv i Sevilla-s, që më parë ka mbajtur për disa kohë të njëjtin post edhe te Roma, ka shfaqur interes për qendërmbrojtësin.

Jose Mourinho nuk e preferon Kumbullën në formacionin e tij dhe e ka hedhur në tregun e transferimeve.

Roma pagoi për Kumbullën mbi 26 milionë euro te Hellas Verona dhe dëshirojnë të përfitojnë pjesën më të madhe të investimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore