Lajme

Maqedonia e Veriut: 9 të vdekur e 490 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 9 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 490 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 2 mijë e 869 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 484 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 8 mijë e 281.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 453 mijë e 84 testime të Covid-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 212 mijë e 865 pacientë, ndërsa të shëruar 197 mijë 120, kurse vdekje 7 mijë e 464.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore