Lajme

Maqedonia e Veriut: 6 të vdekur e 130 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 6 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 130 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 1 mijë e 843 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 423 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 6 mijë e 658.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 326 mijë e 737 testime të Covid-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 195 mijë e 132 pacientë, ndërsa të shëruar 181 mijë 619, kurse vdekje 6 mijë e 855.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore