Lajme

Maqedonia e Veriut: 22 të vdekur e 1 mijë e 908 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Maqedonia e Veriut po përjeton një valë të ashpër të virusit COVID-19 dhe vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 22 persona, derisa janë regjistruar 1 mijë e 908 raste të reja.

Nga ky numër 254 janë ri-infektime me virus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 5 mijë e 834 testime për COVID-19.

Janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 129 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 17 mijë e 182.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 773 mijë e 325 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 265 mijë e 101 pacientë, ndërsa të shëruar 239 mijë e 581, kurse vdekje 8 mijë e 338.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore