Maqedonia e Veriut po përjeton një valë të ashpër të virusit COVID-19 dhe vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 22 persona, derisa janë regjistruar 1 mijë e 861 raste të reja.
Nga ky numër 242 janë ri-infektime, derisa një rast ishte infektim për herën e tretë me virus.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 5 mijë e 446 testime për COVID-19.
Janë regjistruar gjithsej 7 mijë e 273 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.
Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 16 mijë e 442.
Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 767 mijë e 491 testime të COVID-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 263 mijë e 206 pacientë, ndërsa të shëruar 238 mijë e 452, kurse vdekje 8 mijë e 312.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com