Lajme

Maqedonia e Veriut: 11 të vdekur e 436 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 11 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 436 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 2 mijë e 732 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 321 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 6 mijë e 499.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 375 mijë e 566 testime të Covid-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 201 mijë e 292 pacientë, ndërsa të shëruar 187 mijë 695, kurse vdekje 7 mijë e 98.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore